Sa është numri ideal i partnerëve seksualë?
![Sa është numri ideal i partnerëve seksualë?](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2016/12/sa-eshte-numri.jpg)
Hulumtuesit në Angli kanë treguar se beqarët preferojnë të kenë një partner i cili ka pasur tre partnerë seksualë në të kaluarën, transmeton Telegrafi.
Sipas këtij studimi të publikuar në Journal of Sex Research, shumica e individëve nuk duan të krijojnë lidhje me persona të virgjër, por gjithashtu nuk i shohin si atraktivë personat që kanë pasur shumë partnerë seksualë në të kaluarën.
Si rezultat i anketimit të 188 individëve – 104 prej të cilave ishin gra – hulumtuesit kanë zbuluar se treshi ishte numri magjik sa i përket partnerëve të kaluar seksualë.
Aq më shumë që ka pasur partnerë seksualë një individ, aq më pak atraktivë janë dukur para partnerit potencial.