Sa kohë do të merr rinumërimi i 914 vendvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se kanë marrë vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Kosovës.
Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut), raporton Periskopi.
Burimet e Periskopit bëjë të ditur se i gjithë ky proces do të zgjatë 14 ditë.
Sipas njoftimit të KQZ rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe do të fillojë më 13 janar 2026, në orën 18:00./Periskopi/
KQZ vendos: 10 komuna do të shkojnë në rinumërim të plotë të votave



