Safet Sushiq: Qe pse nuk mund ta pranoj Kosovën

Safet Sushiq: Qe pse nuk mund ta pranoj Kosovën

Trajneri boshnjak, Safet Susic është përmendur si emri që mund ta zëvendësoj Albert Bunjakun në pankinën e përfaqësueses së Kosovës.

Madje sipas disa raportimeve është thënë se FFK dhe Susic kanë pasur negociata në këtë drejtim, shkruan indeksonline.

Mirëpo vetë trajneri e ka mohuar kategorikisht se ka pasur negociata, duke shtuar se nuk do të drejtonte një përfaqësuese si Kosova.

“Unë nuk jam duke marrë drejtimin e Kosovës. Nuk është një bllokim, sepse negociatat nuk kanë ndodhur asnjëherë. Edhe mua askush nuk më ka thirrur nga Prishtina për të më pyetur nëse isha i interesuar”, ka thënë Sušić.

“Nuk më pëlqen të flas në mënyrë hipotetike, por unë nuk do të kisha pranuar punë në çdo ekip në botë nëse nuk ka ambicie të qartë konkurruese dhe dëshirë për të marrë pjesë në Evropian ose Botëror”, ka shtuar boshnjaku.

Safet Susuc aktualisht është trajneri i skuadrës turke, Alanyaspor.

Shpërndaje në: