Salah largohet nga Liverpooli në janar, agjenti i egjiptianit zbuloi planin sekret të klubit nga Anfield
Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah do të largohet nga Liverpooli në janar, megjithëse disa tifozë të Reds kishin shpresuar se grindja me Arne Slott do të zgjidhej me largimin e trajnerit.
E ardhmja e yllit egjiptian në Anfield vazhdon të jetë e trazuar dhe tani kanë dalë lajmet e Salah do të largohet përfundimisht nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Liverpooli ka vendosur ta shesë Salahun në janar. Pavarësisht se klubi u tha gazetarëve se Liverpooli dëshiron ta mbajë Salahun për të qetësuar të gjithë, burimet thonë se drejtuesit e klubit kanë përmbysur të gjitha vendimet dhe kanë thënë se Salahu është një ish-lojtar”, shkruan fillimisht mediumi indykaila News.

“Agjenti i Salahut ka zbuluar komplotin sekret të Liverpoolit për ta shitur Mohamedin në Arabi Saudite pas shpine dhe kjo e ka zemëruar shumë yllin egjiptian”.
“Salah është i hapur për të gjitha opsionet, duke përfshirë Barcelonën, Real Madridin dhe Bayernin, por një ofertë nga Arabia Saudite mund të jetë më tërheqësja”.
Si kujtesë, Salah ka qenë në stol në tre ndeshjet e fundit të Liverpoolit dhe pas duelit me Leeds, ai tha se marrëdhënia e tij me Slot është dëmtuar dhe se ndihet sikur klubi e ka lënë pas dore.
Salah ka bërë 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asistime, shkruan Telegrafi, përcjell Periskopi.



