Salah nominohet për një çmim të madh
Futbollisti më i përfolur në botë ditëve të fundit, Mohamed Salah është nominuar për një çmim prestigjioz të BBC-së
Çmimet e personalitetit sportiv të vitit nga BBC-ia do të ndahen më 18 dhjetor.
Salah është njëri nga gjashtë të nominuarit.
Mbreti egjiptian shënoi 29 gola në Premier League dhe theu një mori rekordesh, ndërsa ndihmoi Liverpoolin të fitonte titullin e 20-të në Premierligë.
Superylli egjiptian, 33 vjeç, e kritikoi ashpër trajnerin Arne Slot pas barazimit 3-3 të skuadrës së tij kundër Leeds.
Për këtë trajneri s’e ka marrë yllin në Itali për ndeshjen e sotme ndaj Interit./Periskopi/



