Sali Berisha vazhdon të shtyhet me Amerikën: Nëse kanë prova, le t’i sjellin në Paris

Sali Berisha vazhdon të shtyhet me Amerikën: Nëse kanë prova, le t’i sjellin në Paris

Sali Berisha vazhdon t’i kundërpërgjigjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në “Foltoren” në Vlorë, Berisha tha:

“Ne shqiptarët jemi të parët që i detyrohemi Amerikës për sovranitetin. Shqipëria u rikthye e pavarur, siç e shpalli Ismail Qemali, falë SHBA-së.

Edhe Kosova është e pavarur falë amerikanëve. Por, burrat e mëdhenj të kombit amerikan nuk do të kishin imagjinuar kurrë që një përfaqësues i tyre do të thonte “votoni kë të doni, por ju them unë se kush hyn në Parlament”.

Dakord, më ke shpallur “non grata” në vendin tënd, por hyj apo jo unë në Parlamentin e vendit tim, këtë e vendosin qytetarët shqiptarë.

Hyrja ime në Parlament mbrojti sovranitetin dhe dinjitetin e vendit tim.

Ka një proces në Paris dhe ftoj këdo që të paraqesë faktet atje, por ju garantoj që fakte nuk ka”, tha Berisha.

Shpërndaje në: