Sami Kurteshi me ‘agresion’ të ri ndaj AGK’së dhe gazetarëve, i quan kriminelë dhe vrasës
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka eskaluar në sulm brutal ndaj mediave.
Pasi ai ofendoi gazetarët në qendrën e KQZ-së, Kurteshi ka sulmuar sërish mediat duke i quajtur si “vrasës me pagesë”.
Ai ka përmendur direkt emrat e mediave, duke përfshirë edhe Periskopin.
Kurteshi sulmoi edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), që doli në mbrojtje të gazetarëve nga sulmet e Kurteshit. /Periskopi/



