Saul, një nga transferimet e dështuara të verës – zgjedhja e GJASHTË e Tuchel

Saul, një nga transferimet e dështuara të verës – zgjedhja e GJASHTË e Tuchel

Saul Niguez nuk mund ta kishte paramenduar një start kaq të keq të aventurës së tij në ‘Stamford Bridge’.

Pasi u largua nga Atletico Madrid për t’iu bashkuar Chelsea, Saul ka parë veten në mesin e një katastrofe.

Mesfushori qendror ishte lojtar i pashfrytëzuar për tri ndeshje rdhazi në Premier League, pasi nuk u përdor as në ndeshjen ndaj Southampton, përcjell Periskopi.

26 vjeçari ka luajtur 121 minuta në dy ndeshje ndaj Aston Villa, por debutimi i tij ishte shumë i dobët.

Tani, Saul është zgjedhja e GJASHTË për Thomas Tuchel, duke mos u selektuar për minuta as në ndeshjet ndaj Zenit St.Petersburg, Tottenham, Manchester City, Juventus dhe tani Southampton.

Tuchel nuk ka zgjedhur lojtarin as me NGolo Kante të lënduar, duke preferuar tashmë Ruben Loftus-Cheek dhe Mateo Kovacic në mesfushë, por duke përdorur edhe Ross Barkley e Jorginho.

Mbetet të shihet nëse spanjolli mund ta përmbys situatën dhe të bind gjermanin për më shumë minuta. /Periskopi/

Shpërndaje në: