Schwabe skeptik për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Knaus alarmon se Vuçiq mund t’ia dalë me sukses ta shtyjë votimin për pranim

Schwabe skeptik për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Knaus alarmon se Vuçiq mund t’ia dalë me sukses ta shtyjë votimin për pranim

Kryetari i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe ka thënë se nga këndvështrimi aktual, shanset e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës janë 50/50.

Ai ka thënë se arritja e shumicës në Asamblenë Parlamentare ka qenë një hap shumë domethënës, megjithatë ka edhe shumë punë për t’u bërë.

“Nga këndvështrimi i sotëm, shanset janë 50/50 për qind. Hapi domethënës që arritëm me shumicën në Asamblenë Parlamentare sigurisht që ka lënë përshtypje tek qeveritë, ministrat dhe komisionet. Por ka ende shumë për të bërë”, tha politikani socialdemokrat për DW.

Edhe më skeptik është Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, (ESI). Knaus ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po bën fushatë të suksesshme për të shtyrë votimin e anëtarësimit të Kosovës.

“Ne vëmë re që presidenti i Serbisë po bën një fushatë të suksesshme për të bindur shtetet kyçe në Evropë që të shtyjnë votimin për pranimin e Kosovës për momentin, duket sikur presidenti Vuçiç do ta fitojë këtë betejë”, ka thënë Knaus për DW.

Shpërndaje në: