Schwendiman: Do të punoj pa frikë dhe pa hatër

Schwendiman: Do të punoj pa frikë dhe pa hatër

Ambasadorja Alexandra Papadopoulou, shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Zahir Tanin si dhe anëtarë të tjerë të bashkësisë diplomatike, raporton “Zeri.info”.

Prokurori i Specializuar i falënderoi bashkëfolësit e tij për mbështetjen e tyre të vazhdueshëm në ngritjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe rikonfirmoi zotimin e tyre për ta çuar procesin deri në fund.

Ai nuk diskutoi detaje në lidhje me përmbajtjet e hetimeve, përcjell “Zeri.info”.

Schwendiman nënvizoi pavarësinë e tij, e cila qartazi shprehet në Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili u votua në Kuvendin e Kosovës më gusht 2015.

Schwendiman theksoi që ai do të udhëhiqet në përmbushjen e mandatit të tij vetëm nga faktet dhe ligji, që ai do të kryejë punën e tij pa frikë e pa hatër, dhe që ai është i zotuar të udhëheqë një proces i cili është legjitim dhe që perceptohet si i tillë nga të gjithë ata të cilët preken nga puna e prokurorisë. /ZËRI/

Shpërndaje në: