Seanca për Thaçin më 28 nëntor, reagon ashpër OVL-UÇK
Organizatat e dala aga lufta kanë reaguar ashpër pasi gjykata speciale vendosi që me 28 nëntor të ketë seacnë përgatitore për Thaçin dhe të tjerët, raporton Periskopi.
Sipas OVL – UÇK, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar mbajtjen e një konference përgatitore ndaj ish-Presidentit të vendit Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor, ditën më të shenjtë të historisë kombëtare
“Për OVL UÇK, mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje të ndjenjave tona kombëtare dhe shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës. Kjo zgjedhje e panevojshme dhe e pakuptimtë vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Reagimi i plotë:
OVL UÇK, shpreh indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për faktin që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar mbajtjen e një konference përgatitore ndaj ish-Presidentit të vendit, z. Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor, ditën më të shenjtë të historisë sonë kombëtare.
28 Nëntori është dita kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke shënuar ringritjen e shqiptarëve, shtë dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit tonë Adem Jashari, dhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për ne, kjo datë nuk është vetëm një simbol kombëtar, është një identitet i tërë, i mbështetur mbi gjak, sakrificë dhe krenari.
Për OVL UÇK, mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje të ndjenjave tona kombëtare dhe shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës. Kjo zgjedhje e panevojshme dhe e pakuptimtë vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri.



