Sefer Seferi kampion i botës në UBO – Shikoni kur e demolon kundërshtarin çek

Sefer Seferi kampion i botës në UBO – Shikoni kur e demolon kundërshtarin çek

Boksieri shqiptar ka fituar meçin e së shtunës në mbrëmje në Burgdorg të Zvicrës – duke u shpallur kështu kampion i botës në peshën e kryqëzuar UBO.

Seferi u përball me boksierin nga Republika e Cekisë, Roman Kracik, i cili zëvendësoi Christian Hiller-in, i cili u sëmuar disa ditë para luftës.

Ndërrimi i kundërshtarit nuk e pengoi fare boksierin shqiptar, i cili u tregua tejet efikas dhe i fuqishëm gjatë luftës.

VIDEO

Nokauti erdhi qysh në raundin e tretë, pasi kundërshtari mori disa goditje të rënda nga shqiptari.

Kishte kohë që Sefer Seferi nuk ishte rrahur, që nga viti 2020 për shkak të masave Covid-19.

Kjo fitore e çon atë në një rekord prej, 25-3-1 (23).

Shpërndaje në: