Sekretari i OKB-së : Asgjë nuk e justifikon sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Sekretari i OKB-së : Asgjë nuk e justifikon sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

“Asgjë nuk mund të justifikojë sulmet e tmerrshme terroriste të nisura nga Hamasi më 7 tetor, apo rrëmbimin brutal të rreth 250 pengjeve”.

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një mesazh në X, duke shtuar se ai përsëriti apelin e tij që të gjithë pengjet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.

Ndërhyrja e Guterres pasoi rezolutën për ndihmën humanitare për Gazën, që u votua ditën e djeshme në Këshillin e Sigurimit, në të cilën nuk përmendej dënimi ndaj sulmit terrorist të Hamasit.

Shpërndaje në: