Sekretet e Pep Guardiolës, revolucionari që nuk ka shpikur asgjë
Madhështia e Guardiolas qëndron në faktin se u bë një revolucionar, pa shpikur asgjë. Nuk e ka shpikur ai sulmuesin qëndror që lëviz pa pushim, ekzistonte në Hungari që në vitet ’50. Nuk ishte ai arkitekti i rrjetit të pasimeve me topin rrafsh me tokën, ishte trashëgimi i Holandës së viteve ’70. Por askush përpara tij nuk ia kish imponuar botës, qoftë njërin mendim, qoftë tjetrin, duke i pagëzuar me gjuhën e vet, tiki-taka si model global, madje si fe. “Idetë i përkasin botës. Unë “vodha” ato që munda. Dhe të gjithë mund të “vjedhin” nga unë”. Jo, ai nuk është një shpikës: Guardioal është një që bindë.
Ai është balena e bardhë, i ndjekuri, ai që tërhiqet. Ai kërkon ekuilibrin, i shpëton shkumës, i ftohtë, asnjëherë vërshues. I miri i historisë, është ky njeri, që nuk ka flokë. Të fundit i ka humbur prej stresit të një lundrimi me erën në fytyrë, erën që i lëshonte mbi vete ai tjetri. Më quani Pop: çdo e vërtetë është një humnerë. Guardola është njeriu i hapësirave dhe linjave, peisazheve dhe perspektivave. Është njeriu i kufijve që duhen zhvendosur dhe hartave që duhen ribërë. Heshtjen përreth vetes e ka të domosdoshme. Zhuli dhe shkuma që ngre tjetri, janë gjëra të cilat duhte t’i shmangë.
Gjithçka është e kuruar me kujdes brenda botës së tij, gjithçka është e qetë dhe e përmbajtur. Edhe mjekërra e parruar ka një harmoni të veten. Pamja rrëfen vokacionin. Bluzat me jakë V, ngjyrë të kuqe ose gri. Dora që përkëdhel mjekrrën. Një shishe e vogël uji gjithmonë në dorën tjetër, në bankinë apo në fund të ndeshjes, sepse një gllënjë të ndihmon të fitosh kohë.
Po të mundej, Guardiola do të punonte gjithmonë me një kontratë njëvjeçare, edhe më mirë po të ishte 6-mujore, për t’i lejuar vetes iluzionin që është çdo ditë e më pranë lamtumirës, i lirë për të ikur, për t’i kthyer velat tjetërkund, siç bëri katër vjet më parë duke lënë pa gojë të tijët dhe të tjerët, miq dhe armiq, duke i kthyer shpinën betejës, duke transferuar bashkëshorten dhe fëmijët në Nju Jork, dhe duke krijuar vitin e pushimit të trajnerëve.
Madhështia e Guardiolës qëndron në faktin që u bë një revolucionar, pa shpikur asgjë. Nuk e ka shpikur ai sulmusin qëndror që lëviz papushim, ekzistonte në Hungari që në vitet ’50. Nuk ishte ai arkitekti i rrjetit të pasimeve me topin rrafsh me tokën, ishte trashëgimi e Holandës së viteve ’70. Por askush përpara tij nuk ia kish imponuar botës, qoftë njërin mendim, qoftë tjetrin, duke i pagëzuar me gjuhën e vet, tiki-taka si model global, madje si fe. “Idetë i përkasin botës. Unë “vodha” ato që munda. Dhe të gjithë mund të “vjedhin” nga unë”. Jo, ai nuk është një shpikës: Guardiola është një që bind. Për këtë arsye është më i fshehtë. Murinjo të kërkon të hidhesh me të në zjarr, Guardiola përpiqet të të bindë se zjarri që ti sheh, nuk ekziston: “Mos provoni të ndryshoni futbollistët, sekreti është të dish t’i bësh të shtypin butonin”.
Guardiola e bën me një aureolë joshëse. Ka mësuar të veçohet mes egos së yjeve me të cilët punon. Por, në Barcelonë ka shpehs herë energjitë për të kërkuar ekulibrin ekzakt, as lëshimeve që i duheshin bërë Mesit, dhe zgjedhjeve për kolektivin. Fitoi respektin e Leos, duke i dhënë lejë që të luante në Olimpiadën e 2008-ës. Për fenomenin e tij thoshte: “Futbollistët luajnë, Leo Pikturon. Më ka dhënë më shumë, nga sa i kam dhënë unë atij. Nëse ul topin mes katër vetëve, kthehet dhe i lë të katër me gisht në gojë, më thoni çfarë merite mund të kem unë këtu?” E megjithatë për Leon e humbi respektin, kur ky e shmangu përballjen pas një vonese nga pushimet e Krishtlindjeve. Biografi i të dyve, katalanasi Gijem Ballag (Balague), rrëfen se kështu nisi filimi i fundit. Sot përshëndeten më shumë për mirënjohje reciproke, se sa prej dashurisë. Pothuaj më keq se sa me Etonë dhe Ibrahimoviçin.
Të jesh e kundërta e një despoti mund të të shkatërrojë. Por në vend që të ndryshojë, Pep mendon se është më mirë që të ikë. Për këtë arsye, në zemrën e tij ndien pendesë, që një herë i lejoi vetes të zhytet në baltë me Murinjon, kur arriti deri aty sa ta quajë “el puto jefe”, në kulmin e përballjes së tyre frontale në pranverën e vitit 2011: Barcelona dhe Reali, kundër njëri-tjetrit katër hreë në 18 ditë, një histori që tashmë është rrëfyer me shumë kujdes, plot prapaskena dhe ndjenja nga gazetari italian Paolo Condi në librin që pritet të dalë: “Duelantët”.
Guardiola është një laborator që ecën. Universi i tij i referimit është bërë me figura, që mbi futbollin spekulojnë. Si Marcelo Bielsa: “Më i miri i të gjithëve”. Por pa snobizmin. Flet pesë gjuhë, të mësuara në shkollën katolike të La Salle Manresa. Por, mos ia prekni Carletto Mazzonen, njeri i thellë si pak kush, mësuesi i tij kur luante te Bresha (Brescia). Tek ai sheh farat prej të cilave ka lindur. Guardiola është i biri i një muratori dhe një shtëpiakeje në Santpedor, një orë me makinë nga Barcelona, një prej atyre familjeve që në xhepa nuk të lënë para, por dinjitet dhe parime. Regjisori David Truepa, mik i tij, përsërit shpesh se në këpucët e kushtueshme italiane të Pepit, rreh gjithmonë një zemër me “espadrillas”. Aktorë, shkrimtarë, poetë: Guardiola është i rrethuar prej tyre. E kërkojnë, dhe ai i kërkon. Futbolli ka qenë një pretekst për të frekuentuar Lluis Llach dhe Miguel Marti i Pol, kantautor i pari, poet i dyti, flamuj të anti-frankizmit dhe përhapjes së gjuhës katalane si reagim ndaj diktaturës. “Luaj për Spanjën, vetëm sepse këto janë rregullat”, thoshte dikur. Politika është i vetmi terren ku pranon të shkojë në ekstrem. Në Mancheser, ashtu si thotë një këngë e Batistit, do të duhet të shmangë të gjithë vedet që njeh dhe që i frekuenton edhe ai. Ose të kërkojë vijën e tij hije, ta kapërcejë atë dhe të pranojë më në fund, se është më i pabesi mes të sinqertëve.
II VENERDI | Përktheu: bota.al



