Selakoviq: Katër shtete tërhoqën njohjen për Kosovën, ia dorëzova Vuçiqit notat diplomatike
Republika e Kosovës ka aplikuar dje edhe zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë veprim të diplomacisë kosovare kanë vazhduar reagimet nga Beogradi, me Vuçiqin në krye i cili edhe ka thirrur për sot “këshillin e sigurisë kombëtare”.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq, i cili pretendon se katër shtete e kanë tërhequr njohjen për Kosovën.
“Ia dorëzova presidentit Vucic notat diplomatik e të katër vendeve që tërhoqën njohjen ndaj Kosovës”, ka thënë Selakoviq në këtë takim, shkruan tanjug.
Derisa ka përmendur edhe dy shtete që sipas tij po e ndihmojnë Kosovën.