Selami sulmon Bashën në pikën e tij më të dobët

Eduard Selami i është rikthyer marrëveshjes Rama – Basha të 18 majit, për të cilën kreu i PD nuk ka shumë dëshirë të flasë.
Kjo marrëveshje duket edhe pika e dobët e Lulzim Bashës.
Shumë kritikë e shohin atë si shkakun e heshtjes së Bashës ditën e zgjedhjeve dhe më pas. Kreu i PD ka pasur edhe më pak pretendime për parregullsi se vetë OSBE/ODIHR për fenomenin e blerjes së votës.
Selami thotë se nëse ai do të jetë në krye të PD, çdo aksion politik do ta konsultojë me strukturat e partisë.