Selimi demaskon njërin nga televizionet nacionale: Fitojnë tender milionësh nga pushteti, sondazhet i përdorin për biznes

Selimi demaskon njërin nga televizionet nacionale: Fitojnë tender milionësh nga pushteti, sondazhet i përdorin për biznes

Shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Selim Selimi nëpërmjet një statusi në Facebook ka folur rreth sondazheve që po bëhen nga televizionet së fundmi.

Selimi ka demaskuar njërin nga televizionet nacionale duke thënë se në garën e manipulimit të opinionit publik një televizion i cili anash fiton tenderë milionësh nga pushteti, e mban status quo-në me kryetarë aktual.

Tutje ai ka shtuar se kjo logjikë e të vepruarit duhet denoncuar publikisht dhe seriozisht.

“Kur “sondazhi” bëhet biznes, vullneti i popullit shkelet paraprakisht!”, ka shkruar në fund Selimi.

Shpërndaje në: