Selimi: Kurti është i qetë në këtë fushatë, po marrim një sallatë fjalësh të rafinuar

Selimi: Kurti është i qetë në këtë fushatë, po marrim një sallatë fjalësh të rafinuar

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, e ka komentuar gjuhën e përdorur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fushatës.

Ai ka thënë se Kurti është më i qetë gjatë ngjarjeve të fushatës zgjedhore.

Selimi shton se Kurti ka gjasa që ka parë rezultate të fokus grupeve që tregojnë se të bërtiturat dhe sharjet nuk janë strategji fituese.

“Albin Kurti është dukshëm më i qetë në ngjarjet e fushatës. Me shumë gjasa ai ka parë rezultatet e grupeve të fokusit që tregojnë se të bërtiturat dhe sharjet maniake ndaj të gjithëve nuk janë një strategji fituese. Në vend të kësaj, po marrim një sallatë fjalësh të rafinuar. Sinqerisht, mendoj se më pëlqen bërtitja”, ka shkruar Selimi.

Ai e publikoi një citat të Kurtit që e tha mbrëmë në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Prizren, ku foli për “sigurinë dhe begatinë”.

“Siguria, do të jetë siguri e begatisë. Begatia nuk është për disa por për të gjithë. Kur shteti pasuron shoqërinë, të gjithë e vërejnë ndryshimin. Për ata që kanë pak, cdo vendim është një mundësi. Kur të gjithë kontribuojnë sipas mundësive, shteti përparon. Pasurimi i shtetit reflekton në pasurimin e qytetarëve”, tha Kurti./Periskopi/

Shpërndaje në: