Selvija ka disa fjalë për motrën e Shpat Kasapit

Selvija ka disa fjalë për motrën e Shpat Kasapit

Selvije Jao ka bërë një urim tejet emocional për Jehonën, motrën e Shpat Kasapit, e cila ka përfunduar me sukses Magjistraturën.

Me fjalë të mbushura me dashuri e mirënjohje, Selvija e ka konsideruar Jehonën si një motër të vërtetë që i ka qëndruar pranë në çdo hap.

“Edhe pse është motra e madhe e Shpatit, ti për mua ke qenë gjithmonë si motër e vërtetë… më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap,” shkruan Selvija në urimin e saj.

Ajo shtoi se beson me shpirt se i ndjeri Shpat Kasapit do të ishte i pafund krenar për qëndrueshmërinë, forcën dhe arritjet e Jehonës.

“Urime Magjistratura, zemra ime. Suksese në çdo rrugë që do ndjekësh. E di që Shpati sot buzëqesh për ty. Të dua shumë, Jehona,” përfundon urimi i Selvijes./Periskopi/

Shpërndaje në: