Senati amerikan miraton bazën për sanksione ndaj atyre që cenojnë sigurinë dhe paqen në Ballkan

Senati amerikan miraton bazën për sanksione ndaj atyre që cenojnë sigurinë dhe paqen në Ballkan

Senati i Shteteve të Bashkuara te Amerikës ka nxjerrë një vendim që do të inkurajojë dhe mbështesë edhe financiarisht zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas këtij vendimi, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia janë interes i politikës amerikane dhe si të tilla do të mbështeten për të larguar influencën ruse e kineze, për të shmangur konfliktet dhe nxitur zhvillimin ekonomik, raporton GAZETA10.

 

 

 

Vendimi obligon autoritetet amerikane që të marrin masa që mundësojnë zhvillimin e këtyre vendeve, derisa bashkon dy urdhëresa ekzekutive.

Njëra nga këto urdhëresa i mundëson shtetit amerikan që të vendos sanksione ndaj kujtdo që cenon sigurinë, paqen dhe stabilitetin në këto vende, derisa urdhëresa tjetër, mundëson sanksione ndaj atyre që involvohen në afera korruptive.

 

 

 

Për të dyja urdhëresat në pjesën sqaruese të vendimit potencohet se bëhet fjalë për ndalim vizite në SHBA, ose futje në listë e zezë të kujtdo që bie ndesh me këto dy urdhëresa.

Vendimi përfshinë mbështetje financiare për projektet e bashkëpunimit ndërmjet këtyre shteteve dhe lehtësira të tregtisë më SHBA për Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë.

SHBA-ja synon ta “fortifikojë” Ballkanin Perëndimor

 

Shpërndaje në: