Senati amerikan miraton ligjin që ndalon përdorimin e TikTok-ut për punëtorët federalë

Senati amerikan miraton ligjin që ndalon përdorimin e TikTok-ut për punëtorët federalë

Senati amerikan ka miratuar ligjin që ndalon punëtorët federalë të përdorin në telefonët e tyre zyrtarë aplikacionin kinez të videove TikTok, që është vendimi i fundit i Uashingtonit që shënjestëron kompanitë kineze të teknologjisë.

Senati votoi unanimisht për ta miruatar nismën, e cila duhet të kalojë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve para se të hyjë në fuqi, shkruan Financial Times.

Ligjvënësit janë të shqetësuar se TikTok-u, që është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara për shkak të mundësisë për Pekinin të merrte të dhënat personale të qytetarëve amerikanë.

Administrata Biden është e shqetësuar që kompanitë kineze të teknologjisë do të mund ta ndihmonin Pekinin zyrtar të zhvillonte ose të kryente spijunazh, transmeton Periskopi.

Këtë muaj, drejtori i FBI-së, Chris Wraz, tha se TikTok-u mund të përdoret për të ndërmjetësuar spijunazhën dhe që Pekini ka aftësinë për të kontrolluar algoritmin e TikTok-ut në atë mënyrë që do të ndërmjetësonte “operacionet me ndikim” në Shtetet e Bashkuara. /Periskopi/

Shpërndaje në: