Serbët e Anamoravës nisen në Vranjë për të votuar në referendumin e palejuar në Kosovë

Serbët e Anamoravës nisen në Vranjë për të votuar në referendumin e palejuar në Kosovë

Disa serbë nga rajoni i Anamoravës u nisën në mëngjes nga Kufca e Epërme e Gjilanit për në Vranjë të Serbisë, për të votuar në referendumin e palejuar në Kosovë.

Ata u mblodhën tek shkolla “Petar Petroviq Njegosh”, dhe nga aty u nisën me makina private për në qytetin në jug të Serbisë.

Pas moslejimit nga autoritetet e Kosovës për organizimin e referendumit të Serbisë në Kosovë, qeveria në Beograd, hapi për serbët e Kosovës vendvotime edhe në Rashkë dhe Novi Pazar.

Shpërndaje në: