Serbët kufi-bllokues në veri lënë alkoolin e zjarrin, ‘masturbojnë’ me helikopterin serb

Serbët kufi-bllokues në veri lënë alkoolin e zjarrin, ‘masturbojnë’ me helikopterin serb

Serbët të cilët po e bllokojnë kufirin në Bërnjak e Jarinje për të pestën ditë me radhë siç duket po e mbajnë veten të zënë dhe të frymëzuar duke heroizuar disa veprime të ditës së sotme që i bëri ushtria serbe, kur afër kufirit me Kosovën bëri disa manovra me helikopterë.

“Kosovo-Online” raporton se ata janë mbledhur në grupacione në veri, rreth zjarrit, dhe po ri-tregojnë lajmet për fluturimin e helikopterëve mbi atë pjesë, transmeton lajmi.net.

Siç duket bashkë me zjarrin dhe alkoolin, “llafi” për helikopterët që sot përshkuan atë zonë po i mbanë “të nxehtë” serbët e asaj ane që të qëndrojnë edhe pak e të bllokojnë qarkullimin.

Ndryshe, sot në afërsi të kufirit në Jarinje e Bërnjak, janë parë tre helikopterë serbë që vëzhgonin nga lart situatën.

Televizioni Publik i Serbisë madje raportoi se njëri nga policët kosovarë të Njësisë Speciale, në momentin që ka vërejtur se helikopterët po i afrohen kufirit ka drejtuar mitralozin në drejtim të tyre.

Shpërndaje në: