Serbia me përfitime qindra milionëshe nga eksporti në Kosovë, shteti ynë i pafuqishëm në këtë aspekt

Serbia me përfitime qindra milionëshe nga eksporti në Kosovë, shteti ynë i pafuqishëm në këtë aspekt

Të dhënat për katër muajt e parë të sivjetmë, janar-prill, tregojnë se importi i mallrave nga Serbia sa vjen e rritet. Nga 14.1 milionë euro sa ishte në muajin e parë, kaloi 26 milionë euro në muajin prill apo 72 për qind më shumë se prilli i 2020-ës.

Në anën tjetër, eksporti vendas karshi fqinjit verior, mbetet i pafuqishëm. Me një trend të tillë të rritjes, të shkëmbimit tregtar të mallrave Kosovë-Serbi, kjo e fundit grumbullon qindra miliona euro në vit.

Nga historiku i anëtarësimit të Kosovës në CEFTA ku bëjnë pjesë edhe tre vendet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, duket se nuk qe e shëndetshme për ekonominë vendore. Për shkak të trajtimit të pabarabartë të Kosovës, në të kaluarën u shqyrtua edhe mundësia e tërheqjes nga CEFTA.

Së fundmi, kryeministri i Kosovës propozoj që CEFTA të shndërrohet në SEFTA sipas modelit të marrëveshjes së Litejshtajnit.CEFTA në të kaluarën u krijua për qëllim të eliminimit të pengesave në mes vendeve anëtare dhe në konceptin e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së shëndoshë.Në dhjetor të vitit 2006, në emër të Kosovës, UNMIK-u, nënshkroi marrëveshjen e CEFTA-së, ku Kosova u bë anëtare e plotë me 26 korrik të vitit 2007.

Rreth 5 vite e gjysmë më parë, në një konferencë për media, Aleanca Kosovare e Biznesit, respektivisht nënkryetari i saj, Blerim Pirja kishte shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e pabarabartë të Kosovës në CEFTA. Sipas tij, CEFTA-a Kosovën e njeh vetëm nën ombrellën e UNMIK-ut.

Që Kosova të trajtohet e barabartë, AKB-ja u kishte dërguar dy letra për shqetësimet e rreth përmbajtjes së Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë-CEFTA, njërën në adresë të ish kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrive përkatëse, e tjetrën drejt ish shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor i cili u mbajt ditë më parë, tha se në marrëveshjen e CEFTA-s, Kosova vazhdimisht është trajtuar e pabarabartë dhe padrejtë, dhe më pas hodhi në tavolinë një ide të re. Sipas tij, ideja ishte që CEFTA të kalonte në SEFTA [Marrëveshje e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë] sipas modelit të marrëveshjes që e kanë Litenshtajni.

“Nuk mjafton tregu i përbashkët por nevojiten edhe vlerat e BE të vendosen brenda secilit shtet edhe në raportet midis shteteve. Dhashë edhe një propozim si mund të ecim përpara dhe është modeli i marrëveshjes siç është EFTA, që e kanë Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Islanda që të hyjmë në marrëdhënie të përbashkëta. Propozimi im është që të kalohet nga CEFTA në SEFTA”, kishte thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit Kurti, këtë propozim e dha ditë më parë edhe në takimin trepalësh në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Madje ishte propozimi i parë nga katër propozimet që Kurti kishte dhënë atë ditë në takim.

Artikullin e plotë lexojeni KETU

Shpërndaje në: