Sergio Ramos shpallet mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohëve
E morën pakon e plotë nga Sergio Ramos gjatë fitores 3-2 të Real Madridit kundër Interit në Champions League.
Mbrojtësi shënoi golin e dytë të ‘Los Blancos’, duke arritur kështu në kuotën e 100 golave për klubin, transmeton Periskopi.
Ky është një numër i jashtëzakonshëm për një qendërmbrojtës.
Spanjolli shpesh tërheqë vëmendje për sjelljet e tij, por brilanca e tij në mbrojtje nuk duhet të minimizohet asesi.
Në fakt, kur ‘Marca’ vendosi t’i pyes lexuesit kush mund të konsiderohet si qendërmbrojtësi më i mirë i të gjitha kohëve, Ramos triumfoi me diferencë të madhe.
Shikoni listën më poshtë.
- Sergio Ramos – 74%
- Franz Beckenbauer – 18%
- Franco Baresi – 4%
- Ronald Koeman – 2%
- Fabio Cannavaro – 1%
- Daniel Passarella – 1%
- Bobby Moore – 0%
- Marcel Desailly – 0%
- Matthias Sammer – 0%



