Sërish dështon VV’ja me Albulena Haxhiun

Sërish dështon VV’ja me Albulena Haxhiun

Ka dështuar seanca e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosov, raporton Periskopi.

Qe 27 herë me radhë seanca po dështon te pika e njëjtë, që është formimi i komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ky komision ka dështuar të formohet në mungesë të votave.

Të hënën në sallë kanë qenë 99 deputetë, për formimin e komisionit kanë votuar 53 deputetë, kundër një dhe nuk ka pasur asnjë abstenim.

Sërish, përfaqësues të dy taborëve politikë përgjegjësinë për dështimin ia kanë hedhur njëri-tjetri.

Seanca konstituive ka filluar më 15 prill dhe nga atëherë deputetët janë mbledhur çdo 48-orë në përpjekje për të përmbyllur konstituimin e organit ligjvënës.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën prej orës 11:00.

 

Ngërçi në Kuvend: Nis seanca e 36-të

 

Shpërndaje në: