Sërish probleme mes agjentit të Toure dhe Guardiolas

Agjenti i mesfushorit të Manchester Cityt thotë se nuk ka për çka t’i kërkojë falje trajnerit 45-vjeçar.
“Ne duam paqe, por nuk do të kërkoj falje. Kërkimfalje për çfarë?”, tha agjenti i Toure.
“Ndoshta Toure ka kërkuar falje, mirëpo nuk e di për çfarë. Mendoj se Yaya nuk e ka pasur këtë qëllim. Ai do paqe me Guardiolën”, shtoi ai.
Problemet mes agjentit të 33-vjeçarit dhe Guardiolas kishin nisur muaj më parë, pasi ky i fundit nuk e kishte përfshirë lojtarin në fjalë fare për ndeshjet në Ligën e Kampionëve. /Periskopi.com