Sfida e fundit: Pas 11 vitesh, Barcelona – Real Madrid do të ndeshen në një finale
Njëmbëdhjetë vjet pa një finale të Kupës mes Real Madridit dhe Barcelonës. Pritja do të përfundojë më 26 prill në La Cartuja, shkruan AS, transmeton Periskopi.
Një El Clásico i radhës do të vendos që njërit nga dy klubet më gjigante në botë të i shtohet edhe një trofe tjetër në vitrinat e tyre.
Sa i përket statistikave, bardhezinjtë qëndrojnë më mirë se katalunasit me 4 fitore, teksa në anën tjetër gjithsej tre fitore.
Barcelona e trajnerit gjerman, Hansi Flick, hyn favorite në këtë garë duke marrë parasysh formën e mirë që po kalon dhe duke kujtuar ndeshjen e fundit El Clásico që u mbyll me rezultat 0-4.
Këto dy skuadra do të përballen sërish edhe pas finales së Kupës së Mbretit, në ndeshjen e 35-të të La Liga-s (11 maj).
Bilanci i finales
2014: Real Madrid 2-1 Barcelona
2011: Real Madrid 1-0 Barcelona
1990: Barcelona 2-0 Real Madrid
1983: Barcelona 2-1 Real Madrid
1974: Real Madrid 4-0 Barcelona
1968: Barcelona 1-0 Real Madrid
1936: Real Madrid 2-1 Barcelona
/Periskopi



