Shahini takon prodhuesin e vetëm në Ballkanin Perëndimor i roletave të Alominit me licencë zvicerane

Shahini takon prodhuesin e vetëm në Ballkanin Perëndimor i roletave të Alominit me licencë zvicerane

Sot Agim Shahini kryetar i AKB-së takoi Sami Mustafa, pronarin e fabrikës Ambrella Kumanovë, raporton Periskopi.

Në këtë takim, diskutuas mundësinë që produktet e kësaj kompanie së shpejti të jenë të pranishme edhe në tregun e Kosovës, duke u bërë pjesë e komunitetit të bizneseve kosovare dhe njëkohësisht anëtare e AKB-së.

“Z. Sami Mustafa theksoi:Produktet tona janë ekskluzive, të çertifikuara, me mekanizma digjitalë dhe garanci deri në 10 vite. Kosova është një treg gjithnjë e më interesant, sepse ndërtimi këtu ka kaluar nga emergjenca në ekskluzivitet, me kërkesë për produkte të qëndrueshme dhe moderne.

AKB dhe Kosova do të jenë gjithmonë derë e hapur për prodhues serioz si Ambrella , duke promovuar cilësinë dhe inovacionin në tregun tonë”, thuhet në njoftimin e AKB’së.

Shpërndaje në: