Shakira e kuptoi me vetëm një detaj se Pique po e tradhtonte

Shakira e kuptoi me vetëm një detaj se Pique po e tradhtonte

Shakira thuhet se zbuloi lidhjen e ish-it të saj Gerard Pique duke zbuluar një detaj në frigoriferin e tyre, gjë që duket se e ka përmendur edhe në një nga videoklipet e saj, por që askush nuk e vuri re.

Këngëtarja 45-vjeçare, e cila u nda nga futbollisti në qershor, pas 11 vjetësh së bashku, kuptoi se ish-i i saj kishte një lidhje, kur zbuloi se një kavanoz me reçel luleshtrydhe ishte ngrënë ndërsa ajo nuk ishte në shtëpi.

Shakira thuhet se iu referuar këtij fakti edhe në videon muzikore për këngën e saj “Te Felicito” të cilën e ka publikuar në prill, e cila shfaqte në klip kokwn e bashkëpunëtorit të saj Rauw Alejandro brenda një frigoriferi të hapur.

Sipas ShowNews Today, Shakira e dinte që Gerard dhe dy fëmijët e tyre nuk e pëlqenin reçelin e luleshtrydheve, dhe kështu ajo mendoi se dikush tjetër kishte qëndruar në shtëpinë e tyre kur gjeti kavanozin e zbrazur.

Shakira u kthye në shtëpi nga një periudhë udhëtimi kur vuri re se reçeli në frigoriferin e saj ishte ngrënë dhe ajo e dinte se pjesa tjetër e familjes së saj nuk e pëlqente atë.

Këngëtarja kolumbiane ka realizuar një këngë “diss” për Piquen së fundmi e cila ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë.

 

Shpërndaje në: