Shakira nuk heq dorë nga aeroplani privat – Çifti përfundojnë në gjyq

Shakira nuk heq dorë nga aeroplani privat – Çifti përfundojnë në gjyq

Nuk ka qetësi për Gerard Piquen dhe Shakiran.

Çifti i famshëm i deridjeshëm rrezikojnë të përfundojnë në gjyq.

Këtë radhë, jo për shkurorëzimin apo për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, por për… një aeroplan luksoz privat.

Futbollisti spanjoll u nda me këngëtaren kolumbiane pasi dyshohet se ai e kishte tradhtuar artisten.

Shakira po mendon të zhvendoset në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me djemtë e saj, Sasha dhe Milan.

Por, duket se ajo s’ka mbaruar ende punë me ish-të dashurin e saj.

Mediumi spanjoll “Marca” shkruan se çifti i deritashëm mund të përfundojë në një betejë ligjore për shkak të aeroplanit luksoz privat, të cilin e gëzonin së bashku tash e sa vite.

Bëhet fjalë për 60XR, një aeroplan privat i cili mund t’i akomodojë deri në 10 pasagjerë, e i cili kushton rreth 20 milionë dollarë.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, mjeti luksoz e ka një dhomë gjumi dyshe, një dhomë ngrënieje familjare dhe një dhomë ndeje me TV, pra me të gjitha lehtësimet për udhëtime familjare.

As Shakira e as Pique nuk duan të heqin dorë nga transportuesi i rëndësishëm luksoz, i cili nuk është një shpenzim që s’mund ta përballojnë.

Shpërndaje në: