Shala: Çdo rritje 15–20% e energjisë është shuarje graduale e ekonomisë

Shala: Çdo rritje 15–20% e energjisë është shuarje graduale e ekonomisë

Kompania turke, që menaxhon distribucionin, ka kërkuar sërish nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që t’ia aprovojë një rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21 për qind me planin vjetor të shpenzimeve.

Shuma e kërkuar nga KEDS dhe KEDCO në planin vjetor është në total 90 milionë euro, që në shifra i bie që të ngritët çmimi i energjisë për 21 për qind nëse ia aprovon këtë kërkesë ZRRE-ja.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala për Periskopin ka vlerësuar se sërish do të ketë rritje të energjisë por jo sa ka kërkuar kompania KESCO. Sipas tij, kjo rritje do të ketë efekt zinxhiror në ekonomit familjare.

“Jo vetëm KESCO por të gjitha organizatat të tjera tashmë janë të mbështetura nga institucionet e shtetit në mënyrë të hapur duke iu krijuar favore atyre që ato të hyrat të lejuara maksimale t’i paraqesin kur do si do pa asnjë  lloj auditim dhe pa rregullative”, tha Shala

Shala ka thënë se e kanë paralajmëruar këtë shtrenjtim qe më shumë se gjashtë muaj, si rezultat i politikave menaxheriale të Qeverisë që i bënë sektorit.

“Është e habitshme se si Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) e shtynë afatin e paraqitjes së kërkesës të cilat nuk kanë qenë praktik deri më tash. Nuk pres që të miratohet si e tërë shuma që ka kërkuar kompania, por, që do të kemi shtrenjtim të rrymës dhe atë me shifër dy shifror gjithsesi po. Fatkeqësia, është prapë që të gjitha këto janë mjete të qytetarëve të Kosovës, buxhetit dhe ekonomisë familjare dhe ekonomisë së përgjithshme të vendit tonë”, tha ai.

Për ish-kryetarin e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtisë  rritja e çmimit çdo vit prej 15 deri në 20 % është shuarje graduale e ekonomisë së prodhimit vendor.

“Unë konsideroj që gjithë këto kanë efekt tepër të rëndë në ekonominë e vendit. Pasojat do të jenë zingjirore si në linjat e furnizimit por veçanërisht në linjat e prodhimit vendor dhe në aspektin e përgjithshëm kjo e vështirëson mënyrën e të bërit biznes dhe pamundëson hapjen e vendeve të reja të punës. Me këtë logjikë dhe me këtë trend të rritjes së çmimeve në çdo vit prej 15 deri në 20% do të thotë vendi po shkon drejtë asaj që është shuarje graduale e ekonomisë dhe prodhimit vendor”, tha ai./Periskopi

 

KESCO propozon rritje të çmimit të rrymës rreth 21%

Shpërndaje në: