Shala i shqetësuar me rritjen e importit të energjisë: Fajtore është qeveria aktuale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, është shprehur i shqetësuar për rritjen e importit të energjisë.
Sipas Shalës është rritur kostoja edhe për qytetarët.
Ai krahasoi rritjen nga 2019-ta e deri më tani, ku thotë se shpenzimet për import janë rritur në mbi 168 milionë euro në vitin 2024.
Ligjvënësi i PDK-së, thotë se krahas kostos është rritur edhe sasia e energjisë së importuar: nga 890 mijë MWh në mbi 1.3 milionë MWh.
“Këto shifra nuk janë rastësi. Ato janë pasojë e performancës së dobët të prodhimit vendor, sidomos të termocentraleve të KEK-ut, të cilat vazhdimisht përballen me rënie të njësive, riparime të stërzgjatura dhe efikasitet të ulët”, ka shkruar ai transmeton Klankosova.tv.
Ferat Shala, theksoi se kriza është krijuar nga keqqeverisja aktuale/Periskopi/



