Shamani siberian arrestohet: Ishte nisur për t’ia hequr Putinit ‘dreqin’

Shamani siberian arrestohet: Ishte nisur për t’ia hequr Putinit ‘dreqin’

Shamani siberian që thotë se dëshiron ta çlirojë Rusinë nga “djalli” që i ishte futur brenda Vladimir Putinit është arrestuar nga autoritetet pasi bëri një përpjekje të re, kanë thënë aktivistët për të drejta të njeriut.

I shoqëruar nga dy shoqërues dhe katër qenë, shamani Aleksandër Gabishev doli nga vendi i tij Jakutia në veri të Rusisë të shtunën pasi udhëtimi i tij i parë ishte ndërprerë në muajin shtator. Ai u burgos nga policia në autostradë gjatë ditës së smartë, sipas grupit avokues për të drejta të njeriut Pravozashchita Oktrytki, e cila po e gjurmonte rastin.

Grupi për të drejta të njeriut publikoi një video të momentit të arrestimit të Gabishevit, që shfaqte shumë policë dhe vetura policish në vend-ngjarje. Gabishevi është akuzuar se ka bërë thirrje publike për aktivitete ekstremiste, një krim ky i dënueshëm me tri vjet në burg, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Aleksei Pryanishkov, koordinatore e këtij grupi, tha që priste prej autoriteteve që formalisht të akuzonin Gabishevin pas arrestimit.

Gabishevi e bëri udhëtimin e tij në muajin mars, duke e ngrehur një qerre që bartte gjërat e tij personale. Ai planifikonte të mbërrinte në Moskë në vitin 2021, por ishte burgosur në shtator afër Liqenit Baikal në Siberi.

Pas burgosjes së parë, ai u dërgua te psikiatri për vlerësim por u vlerësua se ishte shëndosh e mirë.

Udhëtimi ekscentrik i Gabishevit për të ecur nga shtëpia e tij drejt Moskës me një distancë prej 8 mijë kilometrash bëri që edhe një grup ndjekësish t’i bashkoheshin gjatë rrugës.

Deklaratat e tij për Putinin kapën vëmendjen publike, dhe çuan në protesta të opozitës dhe raportime të ndryshme nga televizionet pro-Kremlinit. /Periskopi

Shpërndaje në: