Shaqir Totaj: Do të vazhdojmë mbështetjen e bizneseve që krijojnë vende pune
Kryetari i Prizrenit, njëherit kandidat i PDK`së edhe për një mandat, Shaqir Totaj, ka vizituar një kompani në Prizren, duke u zotuar se edhe në mandatin tjetër mbështetja për biznset nuk do të mungojë, raporton Periskopi.
“Vizita në këtë kompani përforcon angazhimin tonë për t’i mbështetur bizneset që krijojnë vende pune, rrisin ekonominë dhe promovojnë vlerat e prodhimit vendor”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Kompania “Proton Cable” në Prizren është model që përfaqëson më së miri suksesin, qëndrueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen në sektorin e prodhimit vendor. Me standarde të larta të prodhimit dhe vizion të qartë për zhvillim, “Proton Cable” është dëshmi e potencialit të sipërmarrjes kosovare për të konkurruar me sukses në tregjet vendore dhe ndërkombëtare. Vizita në këtë kompani përforcon angazhimin tonë për t’i mbështetur bizneset që krijojnë vende pune, rrisin ekonominë dhe promovojnë vlerat e prodhimit vendor.
Vazhdojmë +4



