ShBA dhe Japonia i përgjigjen Kinës dhe Rusisë: Kryejnë fluturime të përbashkëta ushtarake

ShBA dhe Japonia i përgjigjen Kinës dhe Rusisë: Kryejnë fluturime të përbashkëta ushtarake

Forcat amerikane dhe japoneze kanë kryer një fluturim të përbashkët ushtarak mbi Detin e Japonisë, ka thënë Ministria japoneze e Mbrojtjes të enjten, në atë që duket të jetë një kundërpërgjigje ndaj fluturimit të përbashkët në mes Rusisë dhe Kinës, në kohën kur presidenti amerikan, Joe Biden, ishte në Tokio, shkruan Associated Press, përcjell Periskopi.

Fluturimi i përbashkët Japoni-ShBA ndodhi të mërkurën “për të konfirmuar kapacitetet kombinuese në mes forcave japoneze dhe amerikane për të fuqizuar edhe më shumë aleancën Japoni-ShBA. Në mënyrë që t’i përgjigjemi çdo lloj situate emergjente, ne jemi duke i kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme”, tha në një njoftim Stafi i Përbashkët nga Forcat për Vetëmbrojtje të Japonisë.

Fluturimi gjithashtu u mbajt disa orë pasi që Korea e Veriut lansoi tri raketa, përfshirë një raketë ballisitike interkontinentale, drejt detit në mes gjirit korean dhe Japonisë, në kohën e shqetësimeve rreth një testi tjetër bërthamore të Penjanit. Raketat ranë në ujërat jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: