ShBA ka një plan “kundërpërgjigjeje” nëse Putini do t’i përdorë armët bërthamore

ShBA ka një plan “kundërpërgjigjeje” nëse Putini do t’i përdorë armët bërthamore

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se “përdorimi i armëve bërthamore [nga Putini] do të kishte efekte katastrofale” dhe konfirmoi se SHBA ka një plan nëse ndodhë veprimi me të cilin presidenti rus kërcënoi gjithë globin pas disfatave në Ukrainë.

Por Blinken refuzoi të tregoi saktësisht se cila do të ishte kundërpërgjigja e Amerikës në rast se situata do të përshkallëzonte deri tek përdorimi i armëve bërthamore nga Putini.

Blinken në një intervistë për CBS News tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë i kishin kërkuar Kremlinit që të “ndalonte bisedat e lira për armët bërthamore” dhe se ishte i shqetësuar se askush në rrethin e brendshëm të Putinit nuk do ta sfidonte atë nëse ai do ta merrte vendimin për t’i përdorur armët bërthamore.

Vladimir Putin javën e kaluar lëshoi një kërcënim se ishte duke përgatitur të nisë një sulm bërthamor nëse territori rus, sipas tij, kërcënohet. Këto paralajmërimi u dënuar gjerësisht nga Perëndim, raporton Sky News.

Në fjalimin e tij, Putini, i dëshpëruar nga disfatat në Ukrainë paralajmëroi globin se “nuk po bënte bllof”.

Presidenti Biden javën e kaluar tha se një përgjigje e SHBA do të ishte “pasojë”, por as ai nuk pranoi të shtjellonte se për çfarë “pasoje” do të bëhej fjalë.

Armët bërthamore nuk janë përdorur që kur dy bomba atomike u hodhën në Japoni në vitin 1945. Megjithatë, kishte pika në Luftën e Ftohtë, si kriza e raketave Kubane, kur rreziku ishte shumë i lartë.

Shpërndaje në: