SHBA kërkon që menjëherë të zbatohen të gjitha vendimet e Kushtetueses

SHBA kërkon që menjëherë të zbatohen të gjitha vendimet e Kushtetueses

Zëvendës-ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA’ve dhe Këshilltari për çështje ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Bruce Swartz, i ka thënë kryetares së Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani, që është koha që të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të plotësohen vendet vakante në Gjykatë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Gresa Caka – Nimani, qëndroi për vizitë zyrtare disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo u takua në Washington me zv.ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve dhe Këshilltarin për çështje ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Bruce Swartz.

Caka – Nimani e njoftoi Swartz përkitazi me të arriturat dhe sfidat në gjyqësinë kushtetuese. Të dyja palët në vazhdim shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur me mekanizmat më efektiv për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe rëndësinë e konsolidimit të sundimit të së drejtës në çdo vend demokratik.

Për këtë takim ka shkruar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë, ku ka thënë :” Institucionet e pavarura të drejtësisë së Kosovës janë kritike për demokracinë e saj. Është koha që të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të plotësohen vendet vakante në Gjykatë”.

Më poshtë postimi i plotë.

Shpërndaje në: