ShBA: Momenti kur policia e qëlloi për vdekjen autoren që vrau gjashtë persona në një shkollë

Audrey Hale, është autorja e cila kreu një krim makabër në një shkollë në Nashville të Tennessee gjatë së shtunës.
28-vjeçarja vrau gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe tre nxënës.
15 minutave pas ngjarjes tragjike, policia e kishte rrethuar shkollën.
Oficerët policorë, u konfrontuan me autoren e krimit, duke e qëlluar për vdekje.
Policia metropolitane e Nashville-it, i ka publikuar pamjet nga rasti tragjik.
Siç raportohet, policët që qëlluan për vdekje Audrey Hale, ishin Rex Englebert, Michael Collazo.
Pamjet janë publikuar nga kamerat e vendosura në trupat e policëve.