Shefi i tij e shpalli Hero Oliver Ivanoviqin, Mefi i ‘gjuhet’ Blerim Isufajt për heqje të urdhër-arrestit për Radoiçiçin

Shefi i tij e shpalli Hero Oliver Ivanoviqin, Mefi i ‘gjuhet’ Blerim Isufajt për heqje të urdhër-arrestit për Radoiçiçin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka kritikuar ashpër kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale Blerim Isufajn, pasi ky i fundit një një intervistë për kallxo.com ka treguar për herë të parë detaje se pse i ishte kërkuar heqja e urdhër arrestit për Milan Radojçiçin, raporton Periskopi.

Por para se të sulmoj Isufajn, Mefi ka harruar se ka qenë pikërisht shefi i tij, Albin Kurti që e kishte shpallur hero Oliver Ivanoviqin, i dyshuar e akuzuar për një masakër ndaj shqiptarëve në Veri të Kosovës në fillimi të vitit 2000.

Reagimi i tij:

Pra Prokuroria Speciale e Kosovës po na tregon se ka qenë më e gatshme për të pranuar kërkesën e Radoiçiqit për t’ia heq urdhër-arrestin, sesa ftesën e kryeministrit që intervista të zhvillohet në zyrën e tij. Për Radoiçiqin, kryekriminelin, heqje të urdhër-arrestit, për Albin Kurtin, kryeministrin e Republikës, kërkesë që të sillet me forcë në prokurori.

Shpërndaje në: