Shefja e BE’së veriorëve: Çmoni investimet, ose i orientojmë dikah tjetër

Shefja e BE’së veriorëve: Çmoni investimet, ose i orientojmë dikah tjetër

“BE-ja synon që në gjysmën e parë të vitit që vjen t’i përfundojë projektet e filluara në veri të Kosovës, por njëkohësisht ka tërhequr vërejtjen se nëse vie tek problemet dhe ato nuk realizohen, atëherë mjetet e BE-së për investime do të orientohen në vende të tjera. Në 6 muajt e ardhshëm synojmë t’i përfundojmë shumicën e projekteve në komunat veriore. Shumica e projekteve kanë rëndësi të veçantë për veriun e Kosovës, por për realizimin e tyre po pritet gjatë dhe po bëhen vonesa, jo për shkak të Zyrës së BE-së, por për shkak të vështirësive të caktuara që po ndodhin në terren”, ka thënë ajo gjatë një intërviste për “Radio Kontakt Plus” në veri të Mitrovicës.

Ajo u ka dhënë mesazh të qartë kryetarëve të komunave veriore me të cilët ajo kishte një takim gjatë vizitës së fundit në veri të Mitrovicës, se BE-ja do t’i orientojë në fusha dhe në qendra të tjera investimet e saj, nëse në veri bëhen vonesa dhe nuk realizohen projektet.

Apostolova ka përkujtuar se BE-ja ka investuar në veri të Kosovës 38.5 milionë euro nëpërmes shumë projekteve të ndryshme, ndërsa ka shtuar në mesin e projekteve është edhe ai për revitalizimin e urës së Ibrit.

Shpërndaje në: