Shembet dheu në Veternik të Prishtinës, ndërhyjnë zjarrfikësit
Në Veternik të Prishtinës më saktë në rrugën “Richard Holbrooke” ka pasur shembje të dheut.
Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur drejtori i zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, transmeton Periskopi.
Ai bëri të ditur se për momentin janë në intervenim.
“T’u operu jemi ka shembje të dheut përballë Gorenjes”, tha drejtori i zjarrfikësve Abdusamed Shkodra.
Nga fotografitë shihet se në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës, autoambulanca dhe zjarrfikësit.




