Shembet masivi i dheut në Shëngjergj të Tiranës, izolohet i gjithë fshati
Një masiv i madh dheu është shkëputur në zonën e Shëngjergjit në Tiranë. Kjo situatë ka sjellë bllokim të plotë në rrugën kryesore që lidh fshatin me kryeqytetin.
Bëhet me dije se, i gjithë fshati ka mbetur i izoluar, në kushte të vështira atmosferike dhe pa mundësi qarkullimi.
Nfa pamjet duket se masivi ka bllokuar komplet rrugën, ndërsa banorët kanë deklaruar se autoritetet përkatëse nuk kanë shkuar as për të parë nga afër gjendjen dhe nuk kanë dërguar asnjë ndërhyrje për hapjen e rrugës. Ata shprehen se izolimi i zonës krijon vështirësi serioze për furnizimin apo në lëvizje emergjente./Periskopi/



