“Shenja mavijosje në qafë, e kishin mbytur me litar” – detaje të reja nga vrasja e të riut në Shqipëri

“Shenja mavijosje në qafë, e kishin mbytur me litar” – detaje të reja nga vrasja e të riut në Shqipëri

Një i ri 23-vjeçar u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit.

Sipas gazetarit, në trupin e 23-vjeçarit, Renis Dobra janë konstatuar shenja dhune, që mund të thotë se ai është mbytur dhe më pas është hedhur në liqe.

Lidhur me këtë në “Kosova Today” ka folur gazetari Martin Marku.

“Gjatë ditës së sotme është publikuar ekspertiza e parë, çka fakton se vrasja e 23-vjeçarit është bërë e qëllimshme, pra tashmë nga ekspertiza e grupit hetimor është publikuar se i riu është vrarë nga asfiksia. Në qafën e tij ka qenë një mavijosje, që tregon se ai ishte mbytur nga persona ende të paidentifikuar, me litar. Mjeti i tij ishte hedhur buzë greminës, te liqeni i Shkopetit. I riu ka humbur jetën në vend, dhe autorët me sa duket e kishin mirëmenduar aktin”, u shpreh Marku./Periskopi/

Shpërndaje në: