Shënohet 35 vjetori i degës së LDK-së në Ferizaj, Abdixhiku: Rrugëtimi vazhdon
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 35 vjetorin e degës së saj në Ferizaj, shkruan Periskopi.
Kryetari i LDK-s, Lumir Abdixhiku u shpreh se ishte kënaqësi takimi me kryetarët e anëtarët e nëndegëve.
”Kënaqësi e madhe takimi i ngrohtë me ata që i japin LDK-së angazhimin e pandalshëm. Rrugëtimi vazhdon”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi:
Sonte, në Ferizaj, me Visarin, mes kryetarëve e anëtarëve të nëndegëve, në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të degës tonë.
Kënaqësi e madhe takimi i ngrohtë me ata që i japin LDK-së angazhimin e pandalshëm.
Rrugëtimi vazhdon.
Urime gjithë themeluesve e kontribuesve në këto tri dekada e gjysmë histori. ✌️



