Shenolli për videon e VV-së: Mos na flisni për “sukseset” e së kaluarës, se na këtu jetojmë
Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, i ka reaguar VV-së pas publikimit të një videoje lavdëruese për punën 4-vjeçare.
Muharremi ka shkruar se nuk duhet të diskutohet për “sukseset” e së kaluarës, raporton Periskopi.
Ai ka përmendur rritjen e çmimeve, çmimin e energjisë dhe formimin e qeverisë.
Postimi i plotë:
Mos na flisni shumë për “sukseset” e së kaluarës, se na këtu jetojmë. Nga ai “zhvillimi ekonomik” që na e keni përmend çdo ditë na u ndal edhe rryma në dhjetor. Çmimet shkuan n’qiell, përsëri… një maratonë prej vitit 2021 që asnjëherë nuk përfundoj. Pasiguri gjithandej. Boll me nostalgji, po përqendrohuni tek e tashmja.
Pse nuk po e formoni qeverinë tash e disa muaj? Pse nuk po kujdeseni për qytetarët, që prej kohësh ndihen si jetimë, të lënë pas dore, të lënë vetë?
Kur i lypshit 500 mijë vota, thoshit: “Aman, zaman, ju lutem, na jepni një shans!” I morët votat, edhe?… humbët.
Mos na lodhni me fjalë pa peshë. Nuk po ju kërkojmë fjalime po ju kërkojmë punë.
-Zgjidhni krizën e çmimeve.
-Ofro zgjidhje konkrete për energjinë.
-Ndalni këto vrasje që po bëhen përditë.
Ku jeni strukur që s’po ju shohim askund?



