“Shëron autizmin”, ATK po e monitoron rastin e Arianit Sllamnikut
Një hulumtim i gjerë rezultoi me reagimin e institucioneve përkatëse si: Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit.
Bëhet fjalë për veprimtarinë e dyshimtë që kryente konspiracionisti Ariani Sllamniku.
Sllamniku deklaroi hapur “Shëron autizmin”, gjë që nuk e thotë asnjë zbulim shkencor.
Njerëzit e prekur nga spektrit autik kërkojnë trajtim të veçantë, por autizmi nuk cilësohet si sëmundje.
Kësisoj Sllamniku dyshohet se për një kohë të gjatë ka trajtuar fëmijë të ndryshëm që prindërit hallexhinjtë i quan për të gjetur zgjidhje.
Anipse deklaronte se nuk u merr para për këto konsulenca, në fakt prindërit e shumtë kanë treguar se ai u merrte nga mbi 1 mijë e 500 euro për një konsulencë- duke ua dhënë më pas edhe trajtimin tutje me dhe vullkanik, me barëra të kafshëve e shumëçka tjetër.
Por burime të lajmi.net bëjnë të ditur se në fakt Sllamniku përgjatë kësaj kohe ka përfituar para të shumta.
E këto para natyrisht se i njëjti nuk i ka deklaruar.
Në lidhje me këtë çështje, lajmi.net ka kërkuar vazhdimit përgjigje nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Në përgjigjen e dhënë sot për lajmi.net, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se subjekti në fjalë është duke u monitoruar nga ATK, në përputhje me procedurat dhe autorizimet ligjore.
“ATK i trajton me seriozitet të gjitha informacionet dhe dyshimet që lidhen me mosdeklarim apo shmangie tatimore dhe, në raste të tilla, ndërmerr veprime verifikuese dhe procedurale sipas kompetencave ligjore. Në këtë kontekst, subjekti në fjalë është duke u monitoruar nga ATK, në përputhje me procedurat dhe autorizimet ligjore”, thuhet në përgjigje.
Gjithashtu ATK ka ftuar qytetarët dhe palët e interesuar për çdo informacion konkret në lidhje me veprimtari të dyshuara për evazion tatimor ta adresojë përmes kanaleve zyrtare të ATK-së, në mënyrë që të mund të trajtohen në mënyrë institucionale.
“ATK dëshiron të theksojë se të gjithë personat fizikë dhe juridikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në Republikën e Kosovës janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë tatimet në përputhje me ligjet tatimore në fuqi”.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan Arben Kadriu deklaroi dje për lajmi.net se Sllamniku është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për dy vepra të ndryshme penale./Periskopi
‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë



