Sherr me shishe qelqi vajzave në Korçë, lëndohet njëra prej tyre

Sherr me shishe qelqi vajzave në Korçë, lëndohet njëra prej tyre

Një konflikt ka ndodhur mes disa vajzave në Korçë, ku sipas  informacioneve paraprake, sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.

Bëhet e ditur se njëra vajzë me inicialet P.M ka mbetur e lënduar dhe pas ndërhyrjes së policisë, ajo është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim.

“Vajzat e tjera po shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme. Nuk dihen ende rrethanat por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e Instagramit që e dëmtuara P.M administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje”.

“Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet secilit lidhur me ngjarje”./Euronews.al/Periskopi/

Shpërndaje në: