Sherr midis tri femrave në Pejë

Sherr midis tri femrave në Pejë

Tri femra shtetase të Kosovës, janë përfshirë në një sherr fizik në Pejë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Dy viktimat deklaruan se, si pasojë e një mosmarrëveshjeje, u sulmuan fizikisht nga e dyshuara.

“Njëra nga viktimat ka pësuar lëndime dhe i është ofruar trajtim mjekësor”, deklaron policia.

Nga organet e rendit bëjnë me dije se rasti është duke u hetuar, me urdhër të prokurorit.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”./Periskopi/

Shpërndaje në: