Shfaqet në publik Rexhep Qosja, sulmon kosovarocentrizmin

Shfaqet në publik Rexhep Qosja, sulmon kosovarocentrizmin

Akademiku Rexhep Qosja ka thënë që dy shtetet shqiptare Kosova dhe Shqipëria duhet të ndalin shpopullimin e shteteve derisa ka sulmuar edhe idenë e kosovaro-centrizmit të promovuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të tjerë opinionistë dhe qytetarë kosovarë. 

Sipas Qosjes nëse vazhdon ky trend Plava e Gucia në Mal të Zi ku ka shqiptarë së shpejti do të mbesin pa asnjë të tillë dhe po ashtu pa gjuhën shqipe.

Përpos kësaj Qosja i cili rrallëherë del në publik, ka folur për idenë e ruajtjes së identitetit shqiptar dhe për atë që sipas tij quhet kosovcentrizëm e i cili nuk mund të krahasohet me të parin.

Ai ka lavdëruar Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti që ka emëruar ministra edhe nga diaspora shqiptare.

Nga ana tjetër pak më i matur është treguar kryetari i Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, Skënder Gjinushi, i cili ka deklaruar se e sheh si zgjidhje të asaj që quhet çështje shqiptare krijimin e konfederatës mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tha se me këtë Konfederatë, Kosova dhe Shqipëria ruajnë substancën e tyre shtetërore dhe kufijtë.

Shpërndaje në: